EXPRESS

Brendi i ri me kravata punëdore

Një kënd në familjen Dreshaj ka qenë gjithnjë i dedikuar për makinën e qepjes.

Mjetet e punës të vendosura në një qosh të dhomës së ndejës tregojnë se nga këtu dalin aksesorë të veçantë, raporton KOHA.

Kjo e ka shtyrë Mahije Bardhin që së bashku me vajzat të krijojnë brendin më të ri të kravatave “Nana’s Tie”.

Ajo shpjegon disa nga hapat në krijimin e një kravate.

“Nana’s Tie” përmbledh një histori familjare në produkte unike e kravata shumëngjyrëshe. Bardhi, e cila punën e dorës e ka trashëguar edhe te vajzat, tregon se si nisi ideja e krijimit të kravatave.

Tringa Dreshaj thotë se nëpërmjet punës autentike në brendin e ri kanë kthyer historinë e trashëguar shumëvjeçare.

Koleksioni i parë “Sunflower” përmban aksesorë që mund të kombinohen për tërë familjen.