EXPRESS

“Albfem”, platforma e historive të grave shqiptare

Momente të rëndësishme të grave shqiptare gjatë historisë janë përmbledhur në një vend të përbashkët.

Platforma “ALBFEM” synon ta identifikojë dhe ta promovojë kontributin e grave shqiptare nëpër etapa të ndryshme, raporton KOHA.

Këtu shpalosen rrëfime të ndryshme të grave që kanë thyer stigmat e kohës.

Mes rrëfimeve të prezantuara në këtë platformë, themeluesja Fatbardhë Kiqina, disa i veçon më shumë.

Të dhënat e mbledhura në “Albfem” do të botohen në një libër dhe do të shfaqen në formë të ekspozitës dhe dokumentarit.