EXPRESS

Kopjimi nga Cardi B, flet Arbër Bytyqi

Këngëtarja e famshme amerikane Cardi B ka publikuar në faqen e saj në Instagram një fotografi ku stili i flokëve dhe grimi janë identik me atë të këngëtares kosovare, Vesa Smolica, e postuar ditë më parë.

Ky grim dhe stil i flokëve është realizuar nga make-up artisti i famshëm kosovar, Arbër Bytyqi.

Ekskluzivisht për Express në KTV, Arbër Bytyqi, në një lidhje të drejtpërdrejt nga studio e tij, është paraqitur për të dhënë versionin e tij rreth kësaj ngjarjeje.

Ai për Express tha se është befasuar ndonëse tashmë është bërë e zakonshme që kosovarët të jenë të parët më grim kudo në botë.

Po ashtu, ai për emisionin Express tregoi se kur Arbëri e kishte postuar fotografinë e Vesa Smolicës, make-up artistja e Cardi B, i kishte reaguar me koment në fotografi.