EXPRESS

Ensa Shala, 11-vjeçarja me talent në piano

Dhoma ku ndodhet piano është vendi i saj i preferuar.

Takimi i gishtërinjve të saj me tastet e pianos është ndjesia që e përmbush më së shumti.

Ensa Shala, e cila është nxënëse e shkollës fillore të muzikës në Gjilan, çdo ditë e më shumë po e zhvillon veten përmes krijimit të tingujve, transmeton KOHA.

Ajo deri tash ka marrë 20 mirënjohje e së fundmi ka triumfuar me vendin e parë në shkollën “Amadeus Vienna” në Austri. Ensa karakterizohet nga këmbëngulësia për t’i përvetësuar veprat muzikore.

Mësuesja Hajrije Bislimi e ka përcjellë që nga hapat e parë në muzikë, ndërsa vlerëson se Ensa është një talent premtues në piano.

11-vjeçarja nga Gjilani ëndërron që talenti i saj t’i kapërcejë kufijtë gjeografikë.

Ensa Shala më 28 gusht do të paraqitet edhe në një garë ndërkombëtare të pianos në Poloni.