Euro 2020

Southgate i bindur se do të jetë në krye të Anglisë edhe në Katar

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se do ta respektojë kontratën e tij me Federatën angleze deri në fund dhe se do të jetë në krye të ekipit edhe për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Southgate ka kontratë me Federatën angleze deri në fund të Botërorit.

“Ne duhet fillimisht të kualifikohemi për Katar, kjo është e rëndësishme. Synimi im është ta vazhdoj punën time tek Anglia, pasi kam kontratë. Dëshira ime është ta dërgoj ekipin në Katar, pasi mendoj se kemi përparuar gjatë këtyre katër viteve”, është shprehur Southgate.

Anglia u mposht nga Italia në finale të Euro 2020, të dielën mbrëma.