Euro 2020

Përcaktohen fanellat e finalistëve të “Euro 2020”

Descriptive Text

Italia do të luajë me fanella të kaltra në finalen e Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia do të jetë në të bardha.

“Azzurët” kanë konfirmuar se do të luajnë me fanellat e tyre tradicionale, të cilat i përdorin kur luajnë si vendas.

Ndërkaq, tek Anglia është kërkuar të luhet me fanella të kuqe pasi në vitin 1966 “Tre Luanët” fituan Kupën e Botës me fanella të kuqe. Megjithatë, anglezët kanë vendosur të paraqiten me fanella të bardha.

Italia me fanella të kaltra në “Euro 2020” ka mposhtur Turqinë, Zvicrën, Uellsin, Austrinë, Belgjikën dhe Spanjën.

Ndërsa Anglia me fanella të bardha ka fituar ndaj Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Ukrainës dhe Danimarkës.