Euro 2020

Tifozët e Interit i këndojnë Eriksenit

Tifozët e Interit kanë vazhduar mbështetjen për yllin e Danimarkës, Christian Erikesen.

Tifozët zikaltër ishin tubuar në qendrën stërvitore “Appiano Gentile” për të parë nga afër stërvitjen e skuadrës së tyre të zemrës.

Gjatë kësaj kohe tifozët e Interit, kanë kënduar këngë në mbështetje të Eriksenit, i cili mungon pasi pësoi një arrest kardiak në Euro 2020.

Këngët për ekipin e Nerazzurrëve dhe në veçanti për Eriksenin vazhduan në Appiano Gentile nga tifozët që kishin dalë për të pritur dhe takuar ekipin në orët e para të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.