Euro 2020

Italia në finale të Evropianit dhe Wimbledonit

Descriptive Text

Sporti italian do të zbresë në Londër këtë të diele, sepse jo vetëm që Italia do të përballet me Anglinë në finalen e “Euro 2020”, por edhe Matteo Berrettini është bërë tenisti i parë italian që do të paraqitet në finalen e Wimbledonit.

Berrettini, të premten e mposhi në gjysmëfinale të Wimbledonit, tenistin nga Polonia, Hubert Hurkacz 2:1 (6:3, 6:0, 6:7) në sete.

Ai bëhet italiani i parë ndonjëherë - mashkull apo femër - që arrin në finalen e Wimbledonit. Në fakt, është tenisti i parë italian që ka arritur në një finale të një Grand Slami në 45 vjet.

Çuditërisht, edhe finalja e Wimbledonit do të luhet të dielën, vetëm disa orë më herët dhe në një zonë tjetër të Londrës Perëndimore, qytet ku Italia do të përballet me Anglinë në finalen e “Euro 2020” prej orës 21:00.

“Unë jam shumë krenar që e kam sjellë flamurin këtu”, tha Berrettini pas triumfit të tij.

“Nuk kam fjalë. Me të vërtetë. Dhe, më duhet të mendoj për pak orë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. E di që kam bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në gjysmëfinale. Unë kurrë nuk kam ëndërruar se do të arrij deri këtu”.