Euro 2020

Schmeicheli u pengua me laser gjatë pritjes së penalltisë

Descriptive Text

Futbollisti Stan Collymore ka udhëhequr thirrjet që të ndëshkohet një tifoz i Anglisë i cili i ka lëshuar dritën e një laserit portierit Kasper Schmeichel gjatë kohës kur Harry Kane po ekzekutonte penalltinë.

Tre Luanëve iu dha goditje në kohen shtesë kur Raheem Sterling u rrëzua në tokë nga Joakim Maehle. Pak para se Kane të ngrihej për të ekzekutuar penalltinë, një dritë laseri është lëshuar në trupin e fytyrën e Schmeichel nga dikush nga publiku.

Pavarësisht nga ndërhyrjet, portieri i Danimarkës ka mbrojtur penalltinë e Kane, por ai ishte në gjendje ta shtynte topin vetëm drejt këmbëve të sulmuesit, i cili pastaj bëri gol. Mbështetësit kërkuan në Twitter që të dënohet personi i cili ka manipuluar me dritën.

Penalltia e cila u vendos në shtesën e parë u diskutua shumë duke u cilësuar si e padrejtë.