Euro 2020

Pique kritikon shortin për ekzekutimin e penalltive

Descriptive Text

Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, ka kritikuar mënyrën e përcaktimit se cila përfaqësuese do ta godasë e para penalltinë.

Pique ka shkruar se hedhja e monedhës nuk është formë e mirë, pasi sipas tij, kush godet i pari, zakonisht fiton në fund.

Ai ka theksuar se në katër raste në “Euro 2020” dhe në Kupën e Amerikës, kush ka gjuajtur i pari e ka fituar ndeshjen.

Spanjolli insiston se edhe statistikat e ndeshjeve të kaluar e thonë të njëjtën gjë. Pique mendon se Italia e fitoj përparësinë qysh në start kur shorti ishte në favor të tyre për të gjuajtur të parët penalltitë.

Spanja u mposht nga Italia në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:2. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen 1:1.