Euro 2020

Deschampsit nuk i garantohet qëndrimi te Franca

Descriptive Text

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Nowl Le Grawt nuk i hoqi dyshimet për të ardhmen e Dider Deschamps. I ka thelluar edhe më shumë të dielën në një intervistë dhënë për “Telefoot”. Ai ka theksuar se nuk ka thënë që Deschamps do të vazhdoj qëndrimin te Franca.

“Unë nuk thashë që do të vazhdoja, do të diskutojmë. Duhet të verifikojmë që kemi të njëjtat objektiva dhe ambicie në mes Federatës dhe trajnerit. Ne do të shohim se çfarë shkoi keq dhe çfarë mund të bëjmë më mirë”, ka thënë Le Graët. Është raportuar se në rast të largimit të Deschampsit, pozitën e tij mund ta zë Zinedine Zidane. Zidane është i lirë pas largimit nga Real Madridi.