Euro 2020

Përzgjedhësi i Hungarisë tallet me Ronaldon, Mbappen e Neuerin

Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe e Manuel Neuer janë tallur nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Hungarisë, italiani Marco Rossi, pas eliminimit nga Kampionati Evropian. Portugalia, Franca dhe Gjermania që ishin në një grup me Hungarinë në “Euro 2020”, janë eliminuar në 1/8 e finales nga Belgjika, përkatësisht Zvicra e Anglia.

Rossi nëpërmjet një fotomontazhi të postuar në “Instagram” ku shihet së bashku me Ronaldon, Mbappen e Neuerin, ka shkruar: “Shihemi në plazh!”.

Hungaria në kuadër të Grupit F të Evropianit, u mposht nga Portugalia në ndeshjen e parë përpara se të barazonte me Francën e Gjermaninë.