Euro 2020

Shevchenko e pret ndihmën e tifozëve italianë

Andriy Shevchenko shpreson që tifozët italian në Romë do ta përkrahin Ukrainën kundër Anglisë, ndërsa Antonio Conte ka dërguar lëvdata në drejtim të ish-sulmuesit të Milanit.

Ukraina shënoi në fundin e kohës shtesë dhe e mposhti Suedinë në raundin e 1/8 së finales në “Euro 2020”.

Ukrainasit arritën të kualifikoheshin në fazën e nokautit si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë në fazën e grupeve, ndërsa morën vetëm tre pikë në tri ndeshjet hapëse të garës.

“Jam shumë krenar me lojtarët e mi, ata dhanë më të mirën. Ua dedikoj pikët e plota njerëzve të Ukrainës, luajtëm me zemër”, tha përzgjedhësi i Ukrainës që si lojtar, karrierë ka bërë edhe te Chelsea.

Ukraina dhe Anglia do të luajnë në çerekfinale të shtunën në “Stadio Olimpico” të Romës.

“Shpresoj që tifozët italianë do të na përkrahin neve në Romë. Anglia është ekip shumë i fortë, do të jetë ndeshje e vështirë”, vazhdoi ai.

Shevchenko e njeh Italinë mirë pasi për tetë sezone luajti te Milani dhe shënoi 175 gola në 322 ndeshje.

Ai e ka fituar Ligën e Kampionëve me fanellën “kuqezi” në edicionin 2002/03, duke e mposhtur Juventusin në finale.