Euro 2020

Anglia nuk ka pranuar gol në katër ndeshje në “Euro 2020”

Descriptive Text

Anglia nuk ka pranuar në katër ndeshjet që i ka luajtur deri më tash në “Euro 2020”.

Anglia sot mposhti Gjermaninë 2:0 në 1/8 e finales, ndeshje që u zhvillua në Wembley.

Në fazën e grupeve mposhti Kroacinë e Çekinë me rezultat 1:0, ndërsa barazoi pa gola me Skocinë.

Hera e fundit që Anglia nuk pranoi gol në katër ndeshjet e para të një turneu të madh ishte në Botërorin 1966. Anglia e fitoi Botërorin ku ishte nikoqire.