Euro 2020

Harry Maguire shpallet lojtar i ndeshjes

Harry Maguire është vlerësuar lojtari më i mirë i ndeshjes në mes të Anglisë dhe Gjermanisë. Përballja e zhvilluar në “Wembley” i takoi anglezëve, të cilët mposhtën gjermanët me rezultatin 2:0.

Me këtë fitore, Anglia ka kaluar në çerekfinale të Evropianit dhe të shtunën do ta ketë për kundërshtare fituesen e takimit Suedi – Ukrainë që nis sonte nga ora 21:00.