Euro 2020

Felixi do të operohet

Sulmuesi i Përfaqësueses së Portugalisë, Joao Felix do të operohet pas eliminimit nga Kampionati Evropian.

Sulmuesi i talentuar është duke vuajtur nga një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

21-vjeçari mund të mungojë rreth dy muaj dhe mund ta humbë fillimin e sezonit në La Liga me Atletico Madridin.

Felix do t’i humbasë edhe ndeshjet përgatitore me ekipin spanjoll.