Goli i Mislav Orshiqit për Kroacinë ndaj Spanjës ishte i 109-i në Euro 2020. Tashmë është thyer rekordi për gola të shënuar në kampionate evropiane, ndërsa janë edhe dhjetë ndeshje deri në fund.
Rekordi i mëparshëm ishte vënë në Euro 2016, ka njoftuar UEFA. Pra në Evropianin e kaluar ishin shënuar 108 gola.
Në Euro 2000 ishin shënuar 85 gola, ndërsa në Euro 2020 shifra ka arritur në 112 gola.
Është vetëm hera e dytë që në Evropian marrin pjesë 24 përfaqësuese. Në Euro 2000, mesatarisht për ndeshje ishin shënuar 2.74 gola. Në Euro 2020 aktualisht mesatarja është 2.73, sa ishte edhe në Euro 1984.
-
29 qershor 2021 00:39
-
Shpërndaje në: