Euro 2020

Busquets lojtar i ndeshjes

Në ndeshjen dramatike me tetë golashënues të ndryshëm, është një mesfushor që u shpall më i miri.

Kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets është zgjedhur nga ekspertët e UEFA-s si më i miri i takimit me Kroacinë.

Spanja fitoi 5:3 pas vazhdimeve. Është vlerësuar prej ndeshjeve më të “çmendura” në histori të kampionateve evropiane.

Spanja në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes Francë – Zvicër.