Euro 2020

Martinez: Jemi mbrojtur shumë mirë

Selektori i Belgjikës, Javier Martinez, ka lavdëruar Portugalinë, por edhe paraqitjen e të përzgjedhurve të tij. Martinez me Belgjikën synon titullin e kampionit evropian.

Belgjika me shumë mund eliminoi Portugalinë në një të tetën e finales.

“Sonte nuk kishte të bënte vetëm me atë se sa të mirë mund të jemi. Kishte të bënte edhe se si mund të përshtatemi në atë që Portugalia e bën më së miri. Portugalia ka bërë pikërisht atë që duhet për ta fituar ndeshje. Për këtë është kampione në fuqi e Evropës dhe ka fituar Ligën e Kombeve. Portugalia ka përvojë të hatashme dhe lojtarët e saj e dinë si të shfrytëzojnë këto momente kur mund të lëndojnë”, ka thënë Martinez.

Ai ka vlerësuar koncentrimin e lojtarëve belg.

“Ne kemi shfaqur koncentrim të jashtëzakonshëm dhe jemi mbrojtur shumë mirë. Ne kemi kontrolluar ndeshjen dhe jemi mbrojtur mirë kur është dashur të bëjmë këtë. Kemi shënuar gol shumë të mirë dhe në pjesën e dytë, ashtu si pritet, Portugalia ka pasur më shumë momente të mira. Kemi treguar mentalitet të jashtëzakonshëm. Çdo gjë kishte të bënte që të jemi taktikisht të disiplinuar dhe të mprehtë. Nëse do të shfrytëzonim pasimin final dhe posedimin më mirë, do të kishim ndoshta më shumë gëzim pas rreziqeve që ndërmori Portugalia”.