Euro 2020

Holanda pa asnjë goditje të saktë, për herë të parë prej se mbahen statistikat

Descriptive Text

Në ndeshjen e humbur 2:0 ndaj Çekisë, Holanda rrezikoi shtatë herë portën rivale. Pesë goditje të holandezëve ishin të pasakta e dy të tjera të bllokuara. Pra asnjë goditje nuk shkoi në drejtim të portës.

Dhe kjo ndodhë për herë të parë në një turne të madh, Botëror apo Evropian, për Holandën. Në fakt prej vitit 1980, kur analizohen ndeshjet e Botërorit dhe Evropianit, nuk ka ndodhur që Holanda gjatë tërë takimit mos të ketë asnjë goditje brenda kornizës së portës.