Euro 2020

Xhaka synon histori me Zvicrën

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka kaluar asnjëherë nuk e ka fituar asnjë ndeshje të fazës nokaut në ngjarje të mëdha të futbollit. Por, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka thotë se në “Euro 2020” mund të shkruajnë histori. E për të shkruar histori, Xhaka thotë se duhet ta japin 100 %. Zvicra të hënën do të përballet ndaj kampiones në fuqi të Botës, Francës.

Ndeshja e një të tetës së finales të Evropianit do të zhvillohet të hënën në Bukuresht nga ora 21:00.

“Përvoja është e rëndësishme, veçanërisht kundër një kundërshtari si Franca. Ne nuk e kemi filluar mirë këtë turne, por më pas u kualifikuam. Do të duhet të bëjmë më të mirën për 12 minuta dhe do të shohim nëse kjo është e mjaftueshme. Ne duhet të përqendrohemi te vetja dhe futbolli ynë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Francës, pasi ata kanë lojtarë të klasit botëror. Duhet të jemi të zgjuar. Nëse luajmë më defensivë, nuk do të thotë domosdoshmërish se jemi mbrojtës, duam të jemi dinamikë, të tregojmë pikat e forta. Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur, jemi të gatshëm të shkruajmë histori. Nesër është një natë e madhe për ne, për të gjithë Zvicrën. Por, ne mund ta shkruajmë histonë vetëm nëse japim 120 %”, ka thënë Xhaka.