Euro 2020

Bale mohon spekulimet: Do të vazhdoj të luaj për Uellsin

Një pyetje e ka ndjekur Gareth Balen gjatë gjithë Kampionatit Evropian. Hezitimi i tij për të folur për të ardhmen e tij dhe deklaratat e çuditshme ku tha se ‘’unë e di se çfarë do të bëj, por do të kishte një kaos nëse do ta thosha kështu’’ sugjeruan një tërheqje të mundshme nga Kombëtarja e Uellsit pas Euro 2020. Përveç kësaj, pasi u eliminua nga Danimarka dje, ai refuzoi t’i përgjigjej kësaj pytje duke lënë mikrofonët e BBC.

Por ishte në një tjetër intervistë, me mediumin S4C, Bale foli për të ardhmen e tij. "Unë dua të vazhdoj të luaj", ka thënë ai, duke i dhënë fund spekulimeve rreth pensionit të tij.

Për më tepër, ai ripohoi angazhimin e tij për ekipin kombëtar të Uellsit.

"Njerëzit bëjnë pyetje budallaqe gjatë gjithë kohës. Më pëlqen të luaj për Uellsin. Do të luaj për Uellsin deri në ditën që do të ndaloj së luajturi futboll. Ne tani do të fillojmë kualifikimet e Kupës së Botës. Ne duhet ta çojmë këtë përvojë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ne thjesht duhet të mbajmë besimin tonë të lartë, të vazhdojmë të luajmë futboll dhe mendoj se mund të kualifikohemi për Kupën e Botës", deklaroi Bale.

Pas eliminimit të ekipit të tij, Bale do të shijojë disa ditë pushimesh para se të kthehet në stërvitje në Valdebebas, nën komandën e Carlo Ancelotti.