Euro 2020

Kovaçiq: Spanja ka ekip shumë të fortë

Mateo Kovaçiq ka thënë se Spanja ka ekip shumë të fortë. Megjithatë, mesfushori kroat dhe bashkëlojtari i tij Borna Barishiq, të premten kanë thënë në konferencën për shtyp se nuk do të luajnë përballë spanjollëve të dorëzuar.

Kroatët e fituan ndeshjen e fundit të Grupit D duke e mposhtur Skocinë 3:1 dhe e siguruan vendin për fazën nokaut.

Pas këtij triumfi, të udhëhequrit e Zlatko Daliqit u caktuan të luajnë me Spanjën. Edhe tri herë kampionia e Evropës, e regjistroi fitoren e parë të garës në ndeshjen e fundit të grupit. E realizoi triumfin më të thellë në fazën e grupeve sivjet 5:0 përballë Sllovakisë.

“Kemi ndeshje të fortë para. Spanja ka ekip të fortë që e do posedimin e topit, dëshiron të luajë. Është e rëndësishme për ne që ta mbajmë topin sa më shumë që mundemi. Do të ketë duele dhe luftë dhe ne duhet ta tregojmë veten. Duhet të tregojmë se jemi ekip më i mirë se ata. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë”, deklaroi Kovaçiq.

Kroacia dhe Spanja luajnë të hënën nga ora 18:00, në “Parken Stadium” të Kopenhagës.