Euro 2020

Anglia me Gjermaninë takohen për herë të tetë në fazën nokaut

Descriptive Text

Anglia dhe Gjermania do të takohen në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.

Anglezët përfunduan në vendin e parë në Grupin D, me 7 pikë pas dy fitoreve dhe një barazimi. Shënuan dy gola dhe nuk e pranuan asnjë. Raheem Sterlingu është i vetmi në ekipin anglez që ka shënuar dy gola.

Në anën tjetër Gjermania kaloi tutje nga Grupi F, ku u rendit e dyta me 4 pikë, aq sa kishte dhe Portugalia që zuri vendin e tretë dhe u kualifikua.

Gjermanët shënuan një fitore, një barazim dhe pësuan një disfatë nga Franca.

Anglia dhe Gjermania do të takohen për herë të tetë në turne të nivelit të lartë (Kampionat Evropian dhe Botëror) në fazën e eliminimit direkt.

Për herë të parë dhe të fundit, Anglia e kishte eliminuar Gjermaninë në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 1966. Ai mbetet edhe titulli i vetëm i anglezëve.

Në rastet tjera kishin triumfuar gjermanët.

Dy herë Gjermania ka fituar pas penalltive, kurse në dy raste të tjera duelet kanë shkuar në vazhdime.

Për herë të fundit këto kombëtare janë takuar në Botërorin e vitit 2010, ku gjermanët fituan 4:1.

Në Kampionatin Evropian të vitit 2000, Anglia fitojë kundër Gjermanisë 1:0, por ishte në kuadër të fazës së Grupeve.

Ndërkaq, mbahet mend gjysmëfinalja e Evropianit të vitit 1996, ku Gjermania fitoi në stadiumin “Wembley” në Londër pas penalltive.

Në “Wembley” do të luhet edhe dueli i së martës që nis prej orës 21:00.