Euro 2020

Schmeichel: Mbështetja për Eriksenin tregon pse e duam kaq shumë këtë lojë

Descriptive Text

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel ka thënë se mbështetja maksimale për Christian Eriksenin që kolapsoi në ndeshjen ndaj Finlandës në kuadër të Evropianit, ka treguar “saktësisht pse e duam kaq shumë këtë lojë”. Eriksen dhe gjithë ekipi i Danimarkës kanë marrë një lumë mesazhesh dhe urimesh për mesfushorin që pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes kundër Finlandës.

Schmeichel gjithashtu vlerësoi unitetin e treguar nga shokët e tij të skuadrës gjatë javës së fundit. Ai thotë se ekipi tregoi “arseja pse ne luajmë futboll që nga fëmijëria... është për shkak të asaj që futbolli mund të bashkojë dhe korrë suksese”.