Euro 2020

Popov mund t’i mungojë Ukrainës edhe ndaj Austrisë

Ukraina

Ukraina mund të jetë pa mbrojtësin Denys Popov në ndeshjen e saj të fundit në Grupin C kundër Austrisë të hënën në Bukuresht.

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko thotë se lojtari i Dinamo Kievit ka një problem me pulp dhe ka shumë mundësi që ai të mos luajë të hënën.

Porpov ishte në stol në humbjen ndaj Holandës 3:2 he nuk ishte i gatshëm as për ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë së Veriut të cilën Ukraina e fitoi 2:1. Ai Ukraina ashtu edhe Austria po kërkojnë të kalojnë në fazën nokaut për herë të parë. Ukraina e Austria kanë nga tre pikë secila dhe një barazim mund t’u mjaftoj për ta kaluar fazën e grupeve.