Euro 2020

Eriksen lirohet nga spitali dhe viziton bashkëlojtarët

Federata e Futbollit të Danimarkës ka konfirmuar se pas operacionit të suksesshëm, mesfushori Christian Eriksen është liruar nga spitali gjatë ditës së sotme.

Për më tepër, Eriksen ka vizituar bashkëlojtarët e tij në kampin stërvitor. Pas vizitës, ai është kthyer në shtëpi dhe do të kalojë kohë me familjen e tij. 

Erikseni kolapsoi në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, por pas intervenimit të suksesshëm mjekësor, ai shpëtoi.

Ndërkohë, sa i përket Danimarkës, gjasat për ta kaluar grupin janë shumë të vështira, por jo të pamundura pas dy humbjeve, kundër Finlandës dhe Belgjikës. Ndeshjen e fundit, danezët e luajnë përballë Rusisë.