Euro 2020

Santos: Portugalia e gatshme për cilindo formacion të Gjermanisë

Fernando Santos ka thënë se skuadra e tij do të jetë e gatshme për çfarëdo formacioni me të cilin do të luajë Gjermania e Joachim Loewit.

Portugalia e drejtuar nga përzgjedhësi Santos, do të ballafaqohet me Gjermaninë e Loewit në Kampionatin Evropian, të shtunën nga ora 18:00, në stadiumin “Allianz Arena”.

Santos ka thënë se e di që Loew ka bërë ndryshime të shumta që nga humbja e Gjermanisë nga Spanja, 6:0, në nëntor të vitit të kaluar. Formacioni i tij 3-4-3 në ndeshjen e parë kur humbi nga Franca minimalisht, është bërë temë e debatit në Gjermani. Shumë njohës të futbollit kërkojnë që Joshua Kimmich të ketë rol në qendër të mesfushës.

Santosi ka thënë se do të jenë gati për çdo situatë.

Mbrojtësi i krahut të majtë i Portugalisë, Nuno Mendes, nuk do të luajë shkaku i lëndimit në kofshë.

Portugalia e fitoi ndeshjen hapëse kundër Hungarisë dhe mund të avancojë në 1/8 e finales në rast të një fitoreje tjetër.