Euro 2020

Selektori i Belgjikës: Ka kohë që nuk jemi testuar si sonte

Descriptive Text

Selektori i Belgjikës, Roberto Martinez, ka pranuar se fitorja 2:1 ndaj Danimarkës ishte shumë e vështirë. Belgjika fitoi me rikthim për të avancuar në raundin nokaut të “Euro 2020”.

“Ka kaluar një kohë prej se jemi testuar për herë të fundit si këtë herë. Në pjesën e parë lojtarët u dukën pak të tronditur, por ata kanë përvojën që të kthehen në lojë dhe këtë e bënë”, ka thënë Martinez.

Ai është pyetur nëse lojtarët e rinj si Jeremy Doku do ta fitojnë rastin ndaj Finlandës, pasi Belgjika tashmë ka kaluar në raundin tjetër.

“Le të festojmë së pari dhe më pas mund të flasim për Finlandën”, ka shtuar Martinez.