Euro 2020

Shaqiri: Jemi në presion ta fitojmë ndeshjen e fundit kundër Turqisë

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri thotë se ai me Zvicrën janë në presion ta fitojnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Euro 2020 kundër Turqisë për të mbajtur shpresat për kalimin tutje në fazën nokaut.

Zvicra të mërkurën pësoi 3:0 nga Italia në xhiron e dytë, ndërsa në ndeshjen e parë kishte barazuar 1:1 me Uellsin.

Pas dy xhirove Zvicra zë vendin e tretë në grup me 1 pikë, ndërsa Italia me gjashtë pikë ka siguruar kualifikimin tutje. Zvicra përballet me Turqinë më 20 qershor me fillim nga ora 18:00, raporton KOHA. 

“Tash jemi pak në presion dhe duhet të fitojmë ndeshjen e fundit. Duhet të mundohemi të krijojmë edhe më tepër raste”, ka thënë Shaqiri përcjell “Blick”.

Sa i përket humbjes nga Italia, Shaqiri, ka thënë se Italia nuk ka merituar fitore aq të thellë.

“Rezultati sigurisht ishte për dy gola më i lartë. Italianët kanë shfrytëzuar rastet që i kishin. Ne nuk i konkretizuam. Ky ishte dallimi i madh. Ne po ashtu patëm disa aksione ofensive shumë të mira dhe raste”, ka deklaruar Shaqiri.