Euro 2020

Santos: Ishim në një situatë ankthi, por ia dolëm mirë

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka thënë se ekipi tij ishte në një situatë të vogël ankthi, por sipas tij dolën mirë nga ajo situatë. Ai është i kënaqur me fitoren ndaj Hungarisë. Portugalia fitoi 3:0 në Budapest.

“Nëse do të shënonim, do të ishte më lehtë për ne. Hungaria u detyra të tërhiqej sepse Portugalia e shtynte prapa. Kishim disa raste për të shënuar, por nuk ia dolëm. Më pas, patëm një periudhë të vogël ankthi, por u shëruam mirë. Ne shënuam golin e parë, Hungaria hapi hapësira dhe ekipi vazhdoi me dëshirë për të shënuar edhe gola tjetër. Dhe, si përfundim, ia dolëm. E rëndësishme është ta kalojmë këtë fazë, atëherë do të jetë në rregull për ne”, ka thënë Santos.