Euro 2020

Futbollistët e Italisë mësojnë të ofrojnë ndihmën e parë

Federata e Futbollit e Italisë ka vendosur që futbollistët e Përfaqësueses të marrin kurse themelore të ndihmës së parë gjatë “Euro 2020”.

Ngjarja e fundit me mesfushorin e Danimarkës, Christan Eriksen ka bërë që Federata e Futbollit e Italisë të marrë vendim që të mësojë lojtarët të japin ndihmën e parë.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina.

“Ne jemi duke punuar në zhvillimin e kurseve për të mësuar lojtarët të ofrojnë ndihmën e parë. Kemi bërë një plan dhe besoj se gjatë kampit stërvitor do të bëhet një gjë e tillë”, deklaroi Gravina.