Euro 2020

Hojbjerg e Schmeichel flasin për Eriksenin

Dy futbollistët e Danimarkës, Pierre-Emile Hojbjerg dhe zëvendës-kapiteni Kasper Schmeichel, kanë treguar momentet e vështira në të cilat kanë kaluar të shtunën në fushë pas sulmit në zemër të Christian Eriksenit.

Hojbjerg thotë se ky është momenti ishte më i vështirë në karrierën e tij.

“Në fillim nuk e dija se çfarë po ndodhte më pas pashë Kjaer duke vrapuar dhe mjekët të cilët intervenuan. Ishte diçka shumë e vështirë dhe situatë aspak e lehtë”, potencoi Hojbjerg.

Portieri Schmeichel thotë se ajo çfarë pa të shtunën ishte përvojë e tmerrshme.

“Duke parë një shok skuadre duke luftuar për jetën është shumë e vështirë. Stafi mjekësor janë heronj të cilët arritën ta shpëtonin Eriksenin”, deklaroi Schmeichel.