Euro 2020

Daliq: Pësuam gol në hapësirën ku ushtruam për shtatë ditë

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliq ka thënë se Anglia e ka merituar fitoren, ndërsa ka theksuar se qëllimi i tyre është kalimi i grupit.

“Urime Anglisë për fitoren, por po ashtu edhe djemve tanë. Ishte një ndeshje e vështirë, kohë e vështirë me lagështi. Ne bëmë një gabim që e ushtruam për shtatë ditë për mos ta bërë. Le të vazhdojmë tani, qëllimi ynë është ta kalojmë grupin. Përsëri, kemi bërë shumë pak përpara, por do ta rregullojmë atë pjesë në dy ndeshjet e radhës”, ka thënë Daliq pas ndeshjes.

Anglia mposhti Kroacinë me rezultatin 1:0, në ndeshjen hapëse të “Euro 2020”. Kroacia është në Grupin D së bashku me Anglinë, Skocinë dhe Çekinë.