Euro 2020

Sterling i lumtur për golin e fitores

Raheem Sterling është ndarë i kënaqur që ka ndihmuar Anglinë ta fitoj ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian. Ai ishte shënuesi i vetëm në ndeshjen që Anglia e fitoi ndaj Kroacisë, ndeshje që u zhvillua të dielën në “Wembley” të Londrës.

“Unë gjithmonë kam thënë nëse luaj në Wembley, në një turne të madh, prapa kopshtit tim, unë shënoj. Është ndjenjë e mirë që më në fund e bëra një gjë të tillë. Ka arsye të ndryshme pse nuk kam shënuar për klubin, por është e parëndësishme tani. Jam këtu me Anglinë, po e shijoj futbollin dhe jam i lumtur për golin e shënuar. A e kam arsyetuar grumbullimin? Po e provoj”, ka thënë sulmuesi i Manchester Cityt pas ndeshjes.