Euro 2020

Statistika impresive e Shaqirit me Zvicrën

Pavarësisht barazimit, Xherdan Shaqiri pati një paraqitje të mirë për Zvicrën kundër Uellsit.

Futbollisti me origjinë nga Kosova asistoi te goli i zviceranëve në minutën e 49-të, duke vazhduar statistikat impresive me Përfaqësuesen helvete.

Shaqiri ka shënuar apo asistuar gjysmën e golave të Zvicrës (50%) në turne të mëdhenj që nga viti 2014 (2x Kupa e Botës + 2x Kampionati Evropian), duke shënuar pesë herë dhe asistuar tre herë në 16 golat e Zvicrës.