Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Tecnología

Google invierte 13 millones de euros en infraestructura de inteligencia artificial en Finlandia.

La empresa tecnológica Google

La empresa tecnológica Google

Google do të investojë të paktën 13 miliardë euro në infrastrukturën e inteligjencës artificiale në Finlandë gjatë dy viteve të ardhshme. Kompania e përshkruan këtë si investimin e saj më të madh në Evropë.

Gjiganti amerikan i teknologjisë Google ka njoftuar investimin madhor në Finlandë, në një kohë kur kërkesa globale për kapacitete kompjuterike dhe shërbime të bazuara në inteligjencën artificiale po rritet me shpejtësi.

Investimi, i planifikuar për vitet 2027 dhe 2028, do të përfshijë zgjerimin e qendrave të të dhënave, përmirësimin e rrjetit elektrik, si dhe projekte për energji të pastër dhe sisteme baterish. Këto infrastruktura do të mbështesin shërbime të Googlet si Gemini, Search, Maps dhe YouTube.

Sipas kompanisë, infrastruktura e re digjitale do të shërbejë si bazë për zhvillimin e ekonomisë digjitale, inovacionit dhe inteligjencës artificiale jo vetëm në Finlandë, por edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Finlanda është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm për kompanitë teknologjike që investojnë në qendra të të dhënave. Kompani të tjera të mëdha, përfshirë Microsoftin dhe ByteDance - pronari i TikTokut - kanë zgjedhur këtë vend për shkak të kostove më të ulëta të energjisë dhe objektivave të tyre për reduktimin e emetimeve.

Klima e ftohtë e Finlandës është avantazh i rëndësishëm për qendrat e të dhënave, pasi ndihmon në uljen e kostove të ftohjes së pajisjeve, të cilat prodhojnë sasi të mëdha nxehtësie. Në të njëjtën kohë, vendi disponon një sasi të konsiderueshme energjie me emetime të ulëta të karbonit.

Google vlerëson se investimi do të kontribuojë me rreth 3.6 miliardë dollarë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Finlandës gjatë fazës së ndërtimit.

Pas përfundimit dhe vënies në funksion të infrastrukturës, projekti pritet të mbështesë rreth 7,000 vende pune çdo vit, sipas kompanisë.

Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, e cilësoi vendimin e Googlet si dëshmi të qartë të avantazheve që ofron Finlanda.

Sipas tij, ndikimi i ekonomisë së të dhënave shkon përtej investimit të drejtpërdrejtë financiar, pasi mund të nxisë edhe inovacionin, kërkimin shkencor dhe zhvillimin teknologjik.