---
description: Red Bull Racing ka konfirmuar të enjten zyrtarisht atë që spekulohej prej ditësh. Për shkak të rezultateve të dobëta në dy garat e para të Formula 1, Liam Lawso
title: Tsunoda merr vendin e Lawsonit te Red Bulli
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/27/4889d22f-c304-40de-b569-40e8f7f5ef5c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sporte të tjera

# Tsunoda merr vendin e Lawsonit te Red Bulli

![Tsunoda \& Lawson](https://resources.koha.net/images/2025/March/27/4889d22f-c304-40de-b569-40e8f7f5ef5c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Tsunoda & Lawson

- 27 mars 2025 11:04
- Shpërndaje në:

- 27 mars 2025 11:04
- Shpërndaje në:

Red Bull Racing ka konfirmuar të enjten zyrtarisht atë që spekulohej prej ditësh. Për shkak të rezultateve të dobëta në dy garat e para të Formula 1, Liam Lawson u kthye në ekipin e Visa Cash App Racing Bulls, ndërsa Yuki Tsunoda do të jetë shofer i Red Bullit.

Lawsoni u vendos të jetë shofer i Red Bullit pasi në fund të sezonit të kaluar pati paraqitje të mira duke zëvendësuar Sergio Perezin. Por ai ka vuajtur të përshtatet me makinën e re. Në dy garat e para, Lawsoni pati paraqitje zhgënjyese. Piloti i Zelandës së Re ka pasur paraqitje të mira me skuadrën simotër të Red Bullit, Racing Bulls dhe do të shpresojë të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Menaxheri gjeneral i Red Bull, Christian Horner, ka thënë se ky ndryshim është i nevojshëm pasi i duhet të ruajë titullin e kampionit të pilotëve, që po mbrohet nga katër herë kampioni Max Verstappen, por edhe ta kthejë titullin e konstruktorëve që përfundoi në duart e McLarenit vitin e kaluar.

Prandaj, nga gara në Japoni, e cila zhvillohet më 6 prill, shok i ri i Verstappenit do të jetë Tsunoda, ndërsa Lawson do t'i bashkohet Isack Hadjarit në ekipin e Racing Bulls.

[#Yuki Tsunoda](https://www.koha.net/tag/yuki-tsunoda) [#liam lawson](https://www.koha.net/tag/liam-lawson) [#Formula 1](https://www.koha.net/tag/formula-1)

Artikuj të ngjashëm

- [![Lawsoni e zëvendëson Perezin te Red Bulli](https://resources.koha.net/images/2024/December/19/ab8d5c56-974c-4855-8184-df0446108e6e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 19 dhj 2024 Lawsoni e zëvendëson Perezin te Red Bulli](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/lawsoni-e-zevendeson-perezin-te-red-bulli)
- [![Formula 1, Verstappen triumfon në Singapor](https://resources.koha.net/images/2026/October/11/fbb7948a-46d6-47e0-aef6-01b4e13e88c0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 11 tet 2026 Formula 1, Verstappen triumfon në Singapor](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/formula-1-verstappen-triumfon-ne-singapor)
- [![Formula 1, Verstappen e fiton garën e parë të sezonit](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/b93cba74-49e9-4357-8860-e56ccbe4c0b2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 4 tet 2026 Formula 1, Verstappen e fiton garën e parë të sezonit](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/formula-1-verstappen-e-fiton-garen-e-pare-te-sezonit-1)
- [![Formula 1, Russell e fiton garën kaotike në Azerbajxhan](https://resources.koha.net/images/2026/September/26/20b8202d-0911-4f65-8dc6-4773a23b4982.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 26 sht 2026 Formula 1, Russell e fiton garën kaotike në Azerbajxhan](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/formula-1-russell-e-fiton-garen-kaotike-ne-azerbajxhan)
- [![Formula 1, Russell e fiton garën në Australi](https://resources.koha.net/images/2026/June/28/5f1b1a27-c18e-4355-b76b-619bee9cfb8f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 28 qer 2026 Formula 1, Russell e fiton garën në Australi](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/formula-1-russell-e-fiton-garen-ne-australi)

[Futboll.]() [Franco Foda: Shpresoj që Dalipi të vendosë për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/franco-foda-shpresoj-qe-dalipi-te-vendose-per-kosoven)

[Arbëri.]() [Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare](https://www.koha.net/arberi/komisioni-per-legjislacion-miraton-kater-projektligje-per-marreveshje-nderkombetare)

[Arbëri.]() [Tahiri: Të enjten debatohet për energjinë, mbi një miliard euro për blerjen e rrymës kërkojnë hetim](https://www.koha.net/arberi/tahiri-te-enjten-debatohet-per-energjine-mbi-nje-miliard-euro-per-blerjen-e-rrymes-kerkojne-hetim)

[KTV.]() [Si e shpalli Kosova mëvetësinë më 2 korrik](https://www.koha.net/ktv/si-e-shpalli-kosova-mevetesine-me-2-korrik-1)

[Futboll.]() [Mungojnë Matoshi, Osmani, në dyshim Dellova](https://www.koha.net/futboll/mungojne-matoshi-osmani-ne-dyshim-dellova)

[Arbëri.]() [Nagavci për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri](https://www.koha.net/arberi/nagavci-per-ligjin-per-specialen-po-diskutojme-me-pdk-ne-synojme-pajtueshmeri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Tsunoda merr vendin e Lawsonit te Red Bulli","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/tsunoda-merr-vendin-e-lawsonit-te-red-bulli","datePublished":"2025-03-27T11:04:53+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:30:08+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":221,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Red Bull Racing ka konfirmuar të enjten zyrtarisht atë që spekulohej prej ditësh. Për shkak të rezultateve të dobëta në dy garat e para të Formula 1, Liam Lawso","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/tsunoda-merr-vendin-e-lawsonit-te-red-bulli","keywords":"Yuki Tsunoda, liam lawson, Formula 1","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/27/4889d22f-c304-40de-b569-40e8f7f5ef5c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
