Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Otros deportes

Los equipos de balonmano comienzan con partidos europeos.

balonmano

Skuadrat kosovare të hendbollit të shtunën nisin me ndeshje evropiane.

Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës paraqiten në Kupën Evropiane për hendbollistë, që është niveli i tretë kontinental.

Besa Famgas e pret skuadrën greke, Ionikos. Ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane zhvillohet të shtunën në Pejë nga ora 19:00.

Ndeshja e kthimit është më 19 shtator në Athinë.

Ndërkohë Vëllaznimi i Gjakovës përballet me Tallinna Nistra. Është pajtuar që dy ndeshjet t’i luajë në Estoni. Ndeshja e parë është të dielën nga ora 13:00, ndërsa e dyta të dielën në termin të njëjtë.