Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Otros deportes

Un jugador de tenis de mesa de 63 años impresiona en el Campeonato Europeo.

Ni Xia Lian

43 vjet kishte dallim mes kampiones gjermane të botës te junioret, 20-vjeçares Annett Kaufmann dhe 63-vjeçares Ni Xia Lian të Kinës që përfaqëson Luksemburgun. 

Pavarësisht se Kaufmann fitoi 4:1 në sete në ndeshjen e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian të pingpongut në Slloveni, paraqitja e Lianit impresionoi të gjithë. 

“Nuk ishte ndeshje e lehtë. Kam fituar shumë sete ndaj saj. Por, është shumë e vështirë të luash pingpong ndaj një lojtareje si ajo”, deklaroi pas ballafaqimit Kaufmann. 

Kaufmann fitoi 11:9 në dy setet e para, ndërsa të tretin e fitoi Lian 11:6. Kaufmann nuk lejoi befasi dhe fitoi 12:0 në setin e katërt dhe 11:1 në setin e pestë, për fitoren që ia siguroi vendin në çerekfinale. 

Lian në vitin 1983 u shpall kampione e botës me Kinën. Luksemburgun e përfaqëson prej vitit 1991. Ishte kampione evropiane në vitet 1998 dhe 2002.