Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Otros deportes

Lara Colturi comienza la temporada de la Copa del Mundo en el podio.

Lara Colturi

Sezoni i ri i Kupës së Botës në skijim alpin ka nisur të shtunën në Solden të Austrisë, me garën e sllallomit të madh.

Ka nisur mbarë edhe për garuesen italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi. 

Colturi zuri vend në podium. Ajo përfundoi e dyta pas paraqitjes shumë të mirë që e pati. Afër vendit të parë ishte për një të qindtën e sekondës. 

Colturi shtegun në Solden pas dy lëshimeve e mbylli me kohën 2 minuta, 14 sekonda e 83 të qindtat. Ishte fare pranë që ta fitonte gjithë garën. 

Por, në momentet e fundit u shfaq skitarja që përfaqëson SHBA-në. Amerikania Paula Moltzan që doli e para, e kishte kohën 2 minuta, 14 sekonda e 82 të qindtat. 

E treta përfundoi Emma Aicher e Gjermanisë, me kohën 2:15.34 minuta. 

Gara e radhës në Kupën e Botës te skitaret do të mbahet në Levi të Finlandës, në disiplinën e sllallomit.