Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Otros deportes

Kastrioti fue derrotado en Italia, el partido de vuelta se jugará el domingo.

Galway

Kastrioti i Ferizajt është mposhtur nga Raimond Sassari në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Kampioni i Kosovës pësoi humbje me rezultat 37:28 në përballjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Sassari të Italisë.

Skuadra ferizajase u paraqit me mungesa të rëndësishme, pasi udhëtoi drejt Italisë pa katër lojtarë, pjesë e përbërjes startuese të ekipit.

Patryk Daëid Greguloëski ishte më efikasi te Kastrioti, me nëntë gola të shënuar. Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq kontribuuan me nga pesë gola, ndërsa portieri Rinis Asllani regjistroi tetë pritje.

Kastrioti ndeshjen e kthimit e luan të dielën nga ora 19:15.