Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar tjetër humbje shumë të thellë në Lojërat Mesdhetare.
Të premten në Fasano, Kosova humbi me rezultatin 38:10 nga Tunizia.
Për 30 minuta në pjesën e parë, Kosova i realizoi vetëm tre gola.
Kosova, e udhëhequr nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, shfaqi nivel të ngjashëm edhe në pjesën e dytë. Për “Dardanet” ishte humbja e katërt rresht.
Katër gola i realizoi Angjelina Krasniqi. Nga dy gola patën Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol e realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.
Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” po paraqitet me hendbolliste të reja.
Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova u mposht 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë humbi 40:20 nga Greqia, kurse në ndeshjen e tretë pësoi disfatë 38:21 nga Italia.
Ndeshjen e fundit, Kosova e luan të dielën nga ora 17:30 me Maqedoninë e Veriut.