Mundësit e Kosovës kanë garuar edhe të hënën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Egzon Xhoni, që e kishte edhe një rast përmes repesazhit në kategorinë deri 74 kilogramë në stil të lirë, pësoi 13:2 nga Georgios Ioakeimidis i Greqisë. Xhoni të dielën humbi 11:2 nga garuesi i Shqipërisë, Islam Dudaev.
Në luftërat e para u ndalën edhe dy mundëset e Kosovës.
Dorentina Nezaj humbi 4:0 nga marokenja Zineb Ech-Chabki, në kategorinë deri 53 kilogramë.
Lonisa Reka humbi 5:0 nga francezja Josephine Haemmerle në kategorinë deri 50 kilogramë.
Quinto día de los Juegos Mediterráneos: esperanzas de éxito.
Fundjava ishte dëshpëruese për Kosovën në Lojëra Mesdhetare. Sidomos të dielën, sportistët kosovarë kishin vetëm dështime. ...
Artículos similares