Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Suplemento de cultura

En la sexta década de los estudios sociodemográficos del Islam Hivzi

a apo a

Në librin “Studime demografike dhe sociologjike për Kosovën dhe shqiptarët në gjuhë të huaja”/ “Demographic and Sociological Studies on Kosovo and the Albanians in foreign languages”, janë përmbledhur 44 studime të botuara në gjuhët serbo¬kroate, sllovene, maqedonase, në gjuhën frënge, në gju¬hën gjermane si botime të veçanta, në gjuhën angleze dhe në gjuhën ita¬liane në botime të veçanta apo akte konferencash në një periudhë që shtri¬het nga viti 1973 deri më 2015

Veprat e akademik Islamit ngërthejnë qarkun e madh të studimeve demografike e societale të popullsisë shqiptare, brenda tij të Kosovës, në parametrat e shtrirjes urbane e të fshatit, në mënyrë specifike të raporteve të Kosovës e shqiptarëve me të tjerët në Ballkan, të realitetit demografik të Kosovës të parë në rrafshin e konstituimit të saj si entitet societal e politiko-shtetëror, të rrjedhave demografike shqiptare, të evolucionit demografik, të lindshmërisë, të migrimeve e diasporës, të spastrimeve etnike, deri te shqyrtimi kompleks i problematikës së Luginës së Preshevës. Në këtë kontekst akademik Islami pati idenë me interes që me këtë rast të përmblidhte në vëllimin prej 700 faqesh studimet e tij të botuara nëpër revista e përmbledhje për çështjet demografike-sociologjike në gjuhë të ndryshme

Akademik Hivzi Islami, një nga më të shquarit ndër studiuesit shqiptarë të shkencave sociale, sociodemografi më gjithëpërfshirës, po i mbush shëndetshëm tetë dekada të jetës së tij të frytshme intelektuale-shkencore dhe shoqërore, pos tjerash, si autor i dhjetëra monografive me rëndësi themelore për studimet e problematikës së popullsisë shqiptare dhe të çështjeve të saj në raportet sociale, ekonomike e të jetës në Kosovë dhe në Ballkan. Krahas studimeve autoriale (1), ai është bashkautor dhe drejtues i projekteve të mëdha, ndër të cilat shquhet vepra trevëllimëshe “Vendbanimet e Kosovës I-III”, 2018-2020, ku kemi krijimin e fondit të sistemuar të informatave dhe të njohurive gjeohapësinore për vendbanimet e tipit urban, rural dhe të përzier, hulumtimin shumëdimensional të vendbanimeve me të dhëna historike, gjeopolitike, sociologjike, statistikore, etnologjike e kulturore. Falë vizionit të tij për studimin e problematikave të popullsisë e të bashkësive shoqërore në relacionet hapësinore e sociale, risitë e natyrës metodologjike që sjell ajo bëjnë që të shmanget karakteri klasik antropogjeografik i njohur në përvojat e fqinjve veriorë dhe të ngërthejë në mënyrë siste-matike shqyrtimin e ndërlidhur të faktorëve natyrorë, shoqërorë, kombëtarë, politikë e rajonalë.

Veprat e akademik Islamit ngërthejnë qarkun e madh të studimeve demografike e societale të popullsisë shqiptare, brenda tij të Kosovës, në parametrat e shtrirjes urbane e të fshatit, në mënyrë specifike të raporteve të Kosovës e shqiptarëve me të tjerët në Ballkan, të realitetit demografik të Kosovës të parë në rrafshin e konstituimit të saj si entitet societal e politiko-shtetëror, të rrjedhave demografike shqiptare, të evolucionit demografik, të lindshmërisë, të migrimeve e diasporës, të spastrimeve etnike, deri te shqyrtimi kompleks i problematikës së Luginës së Preshevës.

Në këtë kontekst akademik Islami pati idenë me interes që me këtë rast të përmblidhte në vëllimin prej 700 f. studimet e tij të botuara nëpër revista e përmbledhje për çështjet demografike-sociologjike në gjuhë të ndryshme, pos shqipes, e që nuk janë pjesë të veprave që tashmë njohim, në botimet për opinionin e jashtëm, ku ato kanë bërë jetën e tyre. 

Në çfarë cilësie ka qenë akademik Hivzi Islami i ndërlidhur me veprimtarinë e revistave e botimeve ku janë paraqitur studimet e përmbledhura në këtë vëllim? Si profesionist i shquar, si personalitet mendimet e të cilit për çështjet konkrete kërkoheshin, si studiues që ka pasur nevojë t’u drejtohej atyre hapësirave për të shpjeguar opinionet lidhur me çështjet e popullsisë së shqiptare dhe të Kosovës, apo si intelektual me profilizim demografik e sociologjik të rëndësishëm për shpjegimin e çështjeve me të cilat merrej intensivisht? Me sa e kam ndjekur duke qenë në miqësi të afërt në këto gjashtë dekada gjykoj se të gjitha këto së bashku e kanë krijuar kontekstin e paraqitjeve të tij ashtu dendur në organet përkatëse.

Në librin që po përurojmë janë përmbledhur 44 studime të botuara në gjuhët serbokroate, sllovene, maqedonase –  brenda ish Jugosllavisë në qendrat si Beogradi, Zagrebi, Sarajeva, Lubjana, Shkupi e Su-botica; në gjuhën frënge në revistat e specializuara në Paris, Toulouse e Nancy, në gjuhën gjermane si botime të veçanta në Gjermani e Zvicër, në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane në botime të veçanta apo akte konferencash në një periudhë që shtrihet nga viti 1973 deri më 2015. Në ish-Jugosllavi studimet e tij janë botuar në revistat e specializuara e shumë të njohura për demografi dhe sociologji: “Stanovništvo”, “Sociološki pregled”, “Sociologija” – në Beograd, “Sociologija sela”, “Geografski horizont” – në Zagreb, “Geographica slovenica”, “Časopis za kritiko znanosti” – në Lubjanë, “Sveske” dhe “Opredjeljenja” – në Sarajevë, etj. Në gjuhën frënge ka botuar në revistat “Bulletin de la Société de Géographie de Toulouse”, në “Peuples méditerranéns e Population” –  Paris, “Révue de géographie de l’Est” –  Nancy, “Recherches albanologiques” – Prishtinë, etj. Anglisht, gjermanisht e italisht kryesisht në botime të veçanta, më pak në revista. 

Nga leximet në kohë kaq të zgjatur të botimeve të akademik Hivzi Islamit e kam kapur dhe bindjen e tij se demografia në një kuptim të gjerë, sociodemografia, nëse mund ta përmbledhim kështu, është shkencë me interes të veçantë nacional, ka rëndësi për analizën e gjendjes dhe për parashikimet e zhvillimeve në të ardhmen. Foto nga përurimi i veprës së tij, “Studime demografike dhe sociologjike për Kosovën dhe shqiptarët në gjuhë të huaja”/ “Demographic and Sociological Studies on Kosovo and the Albanians in foreign languages”, më 15 tetor 2026, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Në botimet serbokroatisht akademik Islami është përfaqësuar me studime analitike, në të cilat vëmendja është përqendruar jo vetëm në problematikën e përgjithshme të popullsisë së Kosovës e të shqiptarëve, po në mënyrë të hollësishme janë zbërthyer aspekte të studimit të kësaj popullsie në interaksion me çështje të zhvillimit, të shtrirjes së saj në hapësirat urbane dhe rurale, të ndërlidhjeve të saj me aspektet e zhvillimeve ekonomike, shoqërore e kulturore, duke u fokusuar sidomos te çështjet e lindshmërisë, të migrimeve e të transformimeve të përgjithshme demografike, ekonomike e sociokulturore deri edhe te ndërlidhjet e proceseve të këtilla me të drejtën zakonore dhe më në fund me aspektet gjeopolitike. Në këto studime gjejmë analiza municioze për tërësinë e popullatës shqiptare në përgjithësi e të Kosovës dhe në ish-Jugosllavisë në veçanti, për përmasat e saj, për dinamikat e zhvillimit, për transformimet nëpër të cilat ka kaluar ajo sidomos në pjesën e dytë të sh. XX dhe për krahasimet me popullatat e tjera në atë shtet, qoftë në raport me pjesët e tyre brenda Kosovës apo shpesh e dendur në raport me ato popullata në njësitë shtetërore federale si bartëse të shtetësisë republikane dhe të zhvillimeve gjithsesi të ndryshme dhe më të avancuara. Tematizimet e paraqitura atje shtrihen nga çështjet e zhvillimeve të vona të familjes dhe të bashkësisë familjare në Kosovë, te tipologjizimet demografike të Kosovës, te popullsia bujqësore, zhvillimet e popullsisë së Kosovës, tek aspektet e zhvillimeve rajonale të veprimtarive ekonomike e shoqërore, te shtrirja dhe rritja e numrit të shqiptarëve në botë, apo te çështjet si zhvillimi shoqëror i fshatit të Kosovës, dallimet në shkallën e urbanizimit midis kombësive në Kosovë, te çështjet e urbanizimit e të standardit të vendbanimeve rurale të Kosovës, apo motivimi i popullatës bujqësore për të qëndruar në fshat; vështrime të veçanta nëpër ato revista akademik Islami u ka kushtuar çështjeve të lëvizjes së popullatës së Kosovës dhe të shqiptarëve në veçanti, të migrimit dhe të diasporës në ndërlidhje me popullatën që qëndronte në vend, të migrimeve brenda Kosovës, apo grupit të çështjeve që lidhen me aspektet sociokulturore siç është çështja e analfabetizmit dhe e zhvillimit kulturor. Një grup i posaçëm i çështjeve të shqyrtuara në studimet e botuara andej nga akademik Islami ka të bëjë me lindshmërinë dhe zhvillimet e popullatës shqiptare. Çështja tjetër që shprehet në preokupimet nëpër këto revista lidhet me transformimet demografike dhe proceset që i shoqërojnë ato ndër shqiptarë e në raport me rrjedhat e popullatave të Ballkanit dhe Europës. Problematikat sociokulturore të ndjekura gjerësisht në këto studime lidhen me çështjet e zhvillimeve kulturore, të shkollimit, të analfabetizmit, të ndërlidhjes së së drejtës zakonore shqiptare me proceset e vona shoqërore, etj. Në revistat në gjuhën serbokroate ka botuar dhe studime me interes për zhvillimin demografik të RP të Shqipërisë dhe për proceset e transformimit të bujqësisë dhe të fshatit në Shqipëri. Në të gjitha këto studime mbisundon paraqitja e argumentuar dhe e ftohtë e rezultateve të hulumtimit me kundërshtime të argumentuara të pikëpamjeve të veshura me paragjykime ndaj shqiptarëve që nuk kanë qenë të rralla në ato hapësira. Në shumë prej studimeve të tij, akademik Islami ka avancuar ide dhe argumentime që flasin për një situatë krejt të ndryshme të popullsisë shqiptare në ish-Jugosllavi në raport me ato popullata që juridikisht-institucionalisht ishin definuar si ‘pakica/ minoritete/ kombësi’, qoftë për raportet e sasisë apo edhe më shumë për aspektet e veçantive shoqërore, ekonomike, kulturore, gjuhësore në raport me to. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo të ndërmjetme, analizat e aspekteve të ndryshme popullative me fokusime në proceset shoqërore-ekonomike e kulturore, argumentimet e mbështetura shkencorisht flasin kundër definimit të shqiptarëve si minoritet kombëtar, e për pasojë në favor të vështrimeve që limitimet kushtetuese që u ishin imponuar atyre i konsideronin të padrejta. Ky aspekt i shqyrtimeve të Islamit do të bëhet më i theksuar në botimet në gjuhët perëndimore, më të shpeshta në vitet ‘90, e që hynin në rrjedhat e përgjithshme të argumentimit të mëvetësisë dhe pavarësimit shtetëror të Kosovës.

Në revistat në gjuhën frënge akademik Islami e kishte parë të nevojshme të paraqiste studime përgjithësuese për zhvillimet demografike të Kosovës, për rritjen demografike të Kosovës, për popullsinë e Kosovës, për diasporën shqiptare si diasporë të një populli ballkanik e mesdhetar, për zhvillimet numerike dhe përndarjen hapësinore të shqiptarëve në Jugosllavi, për problematikën e lindshmërisë, për shkallën e urbanizimit dhe nivelin e jetesës në Kosovë, për Kosovën si nyje gjeopolitike në Ballkan, apo si qendër neuralgjike të Siujdhesës Ballkanike, etj. 

Në gjuhët gjermane, angleze, italiane është botuar studimi i tij i gjerë “Realiteti demografik i Kosovës”, që u botua te QIK anglisht më 1993, por u përkthye në disa gjuhë europiane,  dhe serbo-kroatisht në Lubjanë e në Suboticë, në të cilin në mënyrë të përmbledhur paraqitej përbërja kombë-tare e Kosovës, raportet midis popullatave që jetojnë në të, realitetet numerike, por edhe shoqërore-ekonomike, kulturore e arsimore, sidomos në vitet e aparteidit ‘90.   

Këtë libër e shquan përzgjedhja rigorozisht profesionale e tematizimeve, trajtimi shkencor, ndriçimet e realiteteve, refuzimi i tezave që impononte propaganda në emër të shkencës me shtrirje të gjerë në mjedise e ndër autorë të shumtë nga Serbia. Në këtë vështrim vend të veçantë zënë studimet e tij lidhur me çështjen shumë të theksuar ndër autorët serbë e jugosllavë, jo rrallë me ngjeshje raciste, li-dhur me lindshmërinë e shqiptarëve si prirje me prapavijë nacionaliste, si atavizëm me synim pushtimet e hapësirave të të tjerëve, etj. Në to akademik Islami me kompetencë shkencore dhe me durim i zbërthen proceset ekonomike, shoqërore dhe të zhvillimit që kanë qenë arsyeja e vërtetë e zhvillimeve të atilla dhe që me ndryshimin e tyre rrjedhat kanë marrë drejtim krejt tjetër, duke thek-suar kështu gjendjen objektivisht të lënë prapa nga organizimet shtetërore të atij shekulli dhe njëherësh duke ngulur këmbë te ndryshimet e pikëpamjeve dhe të qëndrimeve me burime ideologjike, prandaj shkencorisht të papranueshme. Argumentimet e tij mbështeten në vështrimet kritike të statistikave dhe të rrethanave të prodhimit të tyre, në analiza procesesh e rrjedhash shoqërore, në krahasime me mjediset e tjera dhe me gjendjet në periudha të ndryshme kohore, përgjithësisht në konceptualizimet moderne demografike, ekonomike, sociologjike, sociokulturore e etnologjike. Në prapavijë të këtij libri të akademik Islamit qëndron e tërë gama e interesimeve të tij në fushën e shkencës, që ishte formuar me studime frymëgjata gjatë formimit të tij në Prishtinë, pastaj në Zagreb e Lubjanë, duke kaluar te njohjet e thelluara të rrymimeve në këto fusha të tërë shekullit në Beograd dhe qendrat e tjera të Jugosllavisë, por duke qenë i hapur ndaj zhvillimeve të kohës në fushat e këtilla sidomos në Francë dhe në vende të tjera të Europës perëndimore. Në to shkrihen thellimet në fushat e dijeve të natyrës – gjeografi, të analizave deomografike, sociologjike të një shoqërie rurale me synime urbanizimi e me shqyrtime të zhvillimeve kulturore, etnologjike, gjithnjë të begatuara me dijet e shkencave albanologjike. Në këto studime kemi një determinim të efektivit të popullsisë, si numër, si struktura, si bashkësi, si raporte gjithsesi përtej vështrimit statistikor të çështjeve të popullsisë. Sipas përkufizimit të Kombeve të bashkuara “demografia është shkencë që për objekt studimi ka popullatat njerëzore dhe që shqyrton dimensionin, strukturën, zhvillimin dhe karakterin e tyre të përgjithshëm të para kryesisht nga një aspekt sasior”. Në këto studime të H. Islamit aspekti sasior qëndron në prapavijë të të gjitha vështrimeve si themelor për demografinë, por kësaj i shtohen aspektet sociale, hulumtimet për aspektet zhvillimore, ekonomike, kulturore e historike. Kështu superohen natyrshëm kufijtë midis dijeve që në fakt nuk dalin dhe aq të prera, pavarësisht nga meto-dat, konceptet dhe idetë themelore në raport me synimet bazë. Prapavija themelore në dijet e akademik Islamit është vështrimi kompleks i fenomeneve të popullsisë, konkretisht të Kosovës dhe shqiptare në përgjithësi, në një horizont që ngërthen kushtet e jetesës në shoqëri, e që ndërlidhet me raportet e pushtetit, të begative të shtetit si instancë e rregullimit pak a shumë të harmonizuar të zhvillimeve. Në rastin tonë këto vështrime ka qenë e nevojshme të ndërthureshin me realitetet e ndër-likuara midis popullatave dhe pushteteve përkatëse gjatë tërë sh. XX, me pozitë të pabarabartë dhe më së shpeshti të margjinalizuar të shqiptarëve sa i përket pushtetit politik, ekonomik, kulturor, pra edhe sa i përket përdorimit të resurseve për nevoja të zhvillimit, deri te pasojat e proceseve asimiluese, të nënshtrimit a të efekteve të tjera të përvetësimit të territoreve me të gjitha pasojat negative që dalin prej andej. Njohës i thelluar edhe i zhvillimeve historike, sociale, ekonomike e politike akademik Islami në këto relacione gjatë gjithë kësaj kohe shkroi një vepër të gjerë për popullin shqiptar të Kosovës në ngërthim të plotë me realitetet dhe rrjedhat komplekse të popullit shqiptar në përgjithësi e në ndërthurje me rrjedhat e popujve fqinj në Ballkan, një libër që shtrihet në tërë këto vëllime të botuara në gjuhën shqipe apo në gjuhë të tjera, duke dhënë kështu një ndihmesë të rëndësishme për ndriçimin dhe mbështetjen edhe të rrjedhave e synimeve politike e përgjithësisht shoqërore të shqiptarëve në suazat që janë sot e me synimet integrative në të ardhmen. Në vështrimet e tij kritike, sidomos në raport me një varg të gjerë botimesh me përhapje historike-demografike krejtësisht negative ndaj shqiptarëve, akademik Islami fare natyrshëm kishte arritur edhe deri te ne-voja për hartimin e një libri të veçantë me materiale burimore dokumentare për spastrimet etnike ndaj shqiptarëve, duke sjellë kështu dhe ndihmesa me vlerë për mbështetjen e zhvillimeve aktuale të pavarësimit të Kosovës dhe me horizontin e integrimeve kombëtare e me këtë edhe në relacione më të gjera europiane në të ardhmen. Në librin që kemi përpara gjejmë nyjëtime të këtyre problemeve me shprehjen rigoroze shkencore.

Në vështrimet e akademik Islamit, të këtij libri, faktet demografike, ashtu si ngjarjet, gjejnë shpjegi-met e tyre, nuk shihen të veçuara dhe të pavarura, po shihen të ngërthyera në rrethanat kohore dhe vendore, brenda kontekstit ku janë prodhuar. Ai thekson se proceset demografike kanë dhe anën e tyre të natyrës sociologjike, gjithë duke mos lënë pa e shprehur idenë se faktorët demografikë ndikojnë në zhvillimet shoqërore, si ndarja e punës, tregu, lëvizjet. Kontekstualizimet sociale si të qenësishme për shpjegimet u japin studimeve të tij një komponent të rëndësishëm sociologjik.

Nga leximet në kohë kaq të zgjatur të botimeve të akademik Hivzi Islamit e kam kapur dhe bindjen e tij se demografia në një kuptim të gjerë, sociodemografia, nëse mund ta përmbledhim kështu, është shkencë me interes të veçantë nacional, ka rëndësi për analizën e gjendjes dhe për parashikimet e zhvillimeve në të ardhmen. Me këtë ajo hyn ndër dijet e rëndësishme albanologjike, ndërsa Islami ndër autorët me peshë në këto fusha. U mbetet të tjerëve t’i lexojnë drejt e në mënyrë kritike rezultatet e studimeve si këto për të nxjerrë përfundime në raport me rrjedhat. 

Me Hivziun kemi një miqësi që zgjat tashmë gjashtë dekada. Bashkëpunimin më të afërt e kemi nisur në vitet ‘70 të sh. të kaluar me revistën shkencore të studentëve “Dituria”, po edhe me shumë angazhime të tjera në kohë të vështira e më pak të vështira, e më intensivisht në këtë çerekshekulli në ASHAK. Në këtë përvjetor, Hivzi, të uroj shumë vite të tjera të shëndetshme dhe presim dhe libra të tjerë.

Fjalë me rastin e përurimit të veprës: Hivzi Islami: “Studime demografike dhe sociologjike për Kosovën dhe shqiptarët në gjuhë të huaja”/ “Demographic and Sociological Studies on Kosovo and the Albanians in foreign languages”, ASHAK, Prishtinë 2026, ff. 703 dhe në shënimit të 80-vjetorit të lindjes së autorit të saj.

(1)          Monografitë e rëndësishme të akademik Hivzi Islamit përfshijnë tërë gamën e studimeve për popullsinë e Kosovës dhe, në përgjithësi, shqyrtimet për popullsinë shqiptare: “Popullsia e Kosovës” (1980), “Fshati i Kosovës” (1985), “Kosova dhe shqiptarët” (1990), “Rrjedha demografike shqiptare” (1994), “Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës” (1997), “Evolucioni dhe transicioni demografik” (1999), “Spastrimet etnike” (2003), “Lindshmëria – sjellja riprodhuese dhe shoqëria” (2006), “Studime demografike (100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës)” (2008), “Aspekti etnik i migrimeve” (2012), “Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës” (2015), në bashkëautorësi me A. Ejupin, “Demografia e Kosovës” (2021), “Gjeopolitikat antishqiptare” (2021), “Gjeopolitika, territori, konflikti” (2024), në bashkëautorësi me A. Ejupin, dhe “Kosova, transicioni i fundit demografik në Europë” (2026).