Aktorja e njohur amerikane, Eva Marie Saint, fituese e “Oscarit” për filmin “On the Waterfront”, ka vdekur të martën në moshën 102-vjeçare, ka shkruar Noticias de NPR.
Video kur Eva Marie Saint fitoi çmimin "Oscar":
Saint u bë e njohur me rolin e Edie në filmin e vitit 1954, “On the Waterfront”, ku interpretoi përkrah aktorit të njohur Marlon Brando. Filmi i dha asaj edhe çmimin “Oscar” për aktoren më të mirë.
Traileri i filmit “On the Waterfront”:
Aktorja kishte nisur karrierën në teatër dhe televizion, ndërsa në kinema debutoi kur ishte rreth 30 vjeç. Regjisori Elia Kazan e përzgjodhi pas një prove me Marlon Brandon.
Në vitin 2000, Saint kujtoi për “Fresh Air” momentin kur u takua me Brandos gjatë audicionit.
“Nuk e di çfarë ndodhi, por... Brando hyri në dhomën e ndenjes. Ne po kërcenim, po qeshnim, unë po qaja. Ai më mori fundin e fustanit dhe... e rrotulloi në ajër. Shkëndijat u ndezën. Dhe Kazan e pa këtë. Papritur, isha pjesë e ‘On the Waterfront’”, ka thënë ajo.
Pesë vjet më vonë, Saint luajti përkrah Cary Grant në filmin e Alfred Hitchcock, “North by Northwest”, këtë herë në rolin e një gruaje misterioze dhe joshëse.
Pavarësisht suksesit në kinema, Saint zgjodhi të kufizonte angazhimet profesionale për t’iu kushtuar familjes. Në vitet ’70 iu rikthye televizionit dhe në vitin 1990 fitoi një tjetër çmim “Emmy” për miniserialin “People Like Us”.
Eva Marie Saint mbetet një nga figurat e njohura të brezit të artë të Hollywoodit.