---
description: Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë kritiku më i ri konservator që e kundërshton zgjedhjen e këngëtarit portorikan Bad Bunny si artistin që do të perf
title: Trumpi e quan “qesharake” zgjedhjen e Bad Bunnyt për performancën në “Super Bowl”
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/08/77ce0ab2-3a08-4e8c-a9ec-f68ad6ccbfa9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Trumpi e quan “qesharake” zgjedhjen e Bad Bunnyt për performancën në “Super Bowl”

![Donalrd Trump dhe Bad Bunny](https://resources.koha.net/images/2025/October/08/77ce0ab2-3a08-4e8c-a9ec-f68ad6ccbfa9.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Donalrd Trump dhe Bad Bunny

Foto: Associated Press

- 8 tetor 2025 15:20
- Shpërndaje në:

- 8 tetor 2025 15:20
- Shpërndaje në:

Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë kritiku më i ri konservator që e kundërshton zgjedhjen e këngëtarit portorikan Bad Bunny si artistin që do të performojë në spektaklin e futbollit amerikan, “Super Bowl”.

Në një intervistë për Newsmax, Trump e quajti vendimin “plotësisht qesharak”, ka raportuar [The New York Times.](https://www.nytimes.com/athletic/6697371/2025/10/07/donald-trump-bad-bunny-super-bowl-halftime/)

“Nuk e di kush është ai. Nuk e di pse e kanë bërë këtë, është çmenduri. Ata po e fajësojnë një promovues që e kanë punësuar për të zgjedhur artistët. Mendoj se është plotësisht qesharake”, ka thënë Trump

Zgjedhja e artistëve për performancën e “Super Bowl” bëhet nga (Federata e Futbollit Amerikan) NFL, në bashkëpunim me Apple Music dhe Roc Nation, kompaninë e themeluar nga reperi Jay-Z.

Bad Bunny, fitues i trefishtë i çmimit Grammy që këndon kryesisht në spanjisht, u shpall artisti kryesor i këtij viti në fund të muajit shtator. Albumi i tij më i fundit, *“Debí Tirar Más Fotos”*, u publikua në janar, dhe ai do të jetë latinoamerikani i parë burrë që udhëheq këtë performancë gjigante. Fundjavën e kaluar, ai gjithashtu drejtoi hapjen e sezonit të ri të emisionit të mirënjohur, “Saturday Night Live”.

[Edhe ![Trump për performancën e Bad Bunny në “SuperBowl”: Shuplakë në fytyrë për vendin tonë](https://resources.koha.net/images/2026/January/22/3ba41ce1-1798-4126-8669-3f53b399d46b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 shk 2026 Trump për performancën e Bad Bunny në “SuperBowl”: Shuplakë në fytyrë për vendin tonë](https://www.koha.net/showbiz/trump-e-quan-performancen-e-bad-bunny-ne-superbowl-nje-shuplake-ne-fytyre-per-vendin-tone)

Këtë vit, artisti ka përdorur platformën e tij për të kritikuar politikat e imigracionit të Trumpit. Ai ka deklaruar se në turneun e fundit nuk përfshiu asnjë qytet në territorin kontinental të SHBA-së nga frika se agjentët e Imigracionit dhe Doganës (ICE) do të bastisnin sallat ku do të performonte.

Vetëm tre ditë pas njoftimit për performancën e tij në “Super Bowl” që do të mbahet më 8 shkurt në Santa Clara, Kaliforni, një zyrtar i administratës Trump ka thënë se agjentët e ICE “do të jenë në ndeshje”.

“Nuk ka vend në këtë shtet ku mund të ofrosh strehim të sigurt për njerëzit që janë këtu në mënyrë të paligjshme. As në ‘Super Bowl’, as askund tjetër”, ka deklaruar Corey Lewandowski, këshilltar kryesor i sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, në një paraqitje në “The Benny Show”.

“Do t’ju gjejmë. Do t’ju arrestojmë. Do t’ju fusim në një qendër ndalimi dhe do t’ju deportojmë”, ka thënë Lewandowski

Në të njëjtin program disa ditë më vonë, vetë Noem përsëriti qëndrimin e tij, ndërsa prezantuesi Benny Johnson ka sugjeruar se zgjedhja e Bad Bunnyt mund të jetë “mesazh” nga NFL për administratën Trump.

“Ata janë të dështuar, dhe ne do të fitojmë, dhe Zoti do të na bekojë”, ka thënë ajo.

NFL nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar.

Megjithatë, zgjedhja e Bad Bunnyt është pritur me entuziazëm nga Zaileen Janmohamed, president dhe CEO i Bay Area Host Committee.

[Edhe ![Trump thotë se s’do të shkojë në Super Bowl sepse “është shumë larg”](https://resources.koha.net/images/2026/January/26/de541ea9-1b23-42e6-bf96-9433ac427b28.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 26 jan 2026 Trump thotë se s’do të shkojë në Super Bowl sepse “është shumë larg”](https://www.koha.net/showbiz/trump-thote-se-sdo-te-shkoje-ne-superbowl-sepse-eshte-shume-larg)

“Jemi të bindur se Bad Bunny do të ofrojë përvojë të paharrueshme për fansat në Levi’s Stadium dhe për publikun global. Kjo zgjedhje e forcon edhe më shumë pozitën e Bay Area si destinacion për ngjarje të nivelit botëror, dhe presim një shfaqje spektakolare që do të reflektojë shpirtin unik dhe larminë e rajonit tonë”, ka thënë ai në një deklaratë.

 

[#Donalrd Trump dhe Bad Bunny](https://www.koha.net/tag/donalrd-trump-dhe-bad-bunny) [#donlrd trump](https://www.koha.net/tag/donlrd-trump) [#Bad Bunny](https://www.koha.net/tag/bad-bunny) [#super bowl](https://www.koha.net/tag/super-bowl) [#super bowl halftime show](https://www.koha.net/tag/super-bowl-halftime-show)

Artikuj të ngjashëm

- [![Bad Bunny u përgjigjet kritikave për performancën në “Super Bowl”](https://resources.koha.net/images/2025/October/06/df6d45bf-c315-453f-9787-7caacddf13af.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 tet 2025 Bad Bunny u përgjigjet kritikave për performancën në “Super Bowl”](https://www.koha.net/showbiz/bad-bunny-i-pergjigjet-kritikave-per-super-bowl-2026-gjate-saturday-night-live)
- [![Këshilltari i Trumpit e kundërshton performancën e Bad Bunnyt në “Super Bowl”](https://resources.koha.net/images/2025/October/02/e7b43ea3-475f-49b4-9ad4-5c4b22955e1b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 tet 2025 Këshilltari i Trumpit e kundërshton performancën e Bad Bunnyt në “Super Bowl”](https://www.koha.net/showbiz/keshilltari-i-trumpit-ka-thene-se-nuk-do-ta-le-bad-bunnyn-te-performoje-ne-super-bowl)
- [![Bad Bunny do të performojë në “Super Bowl LX”](https://resources.koha.net/images/2025/August/28/46dea8ad-eb63-49eb-b10a-032452fe490f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 29 sht 2025 Bad Bunny do të performojë në “Super Bowl LX”](https://www.koha.net/showbiz/bad-bunny-do-te-performoje-ne-super-bowl-lx)

[Arbëri.]() [AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi](https://www.koha.net/arberi/auv-ja-ndalon-hyrjen-e-mbi-12-toneve-kremra-ushqimore-me-yndyre-bimore-dhe-produkte-djathi)

[Botë.]() [Shpërthimi i dytë me bombë në veturë brenda dy ditësh në Rusi](https://www.koha.net/bote/shperthimi-i-dyte-me-bombe-ne-veture-brenda-dy-ditesh-ne-rusi)

[Arbëri.]() [Ligji për Specialen, rivotimi dhe reagimi i ashpër ndërkombëtar – Donika Emini sonte në “Interaktiv”](https://www.koha.net/arberi/ligji-per-specialen-rivotimi-dhe-reagimi-i-ashper-nderkombetar-donika-emini-sonte-ne-interaktiv)

[Arbëri.]() [Ymeri: Ishte skemë e planifikuar që Kosova të varej nga importi](https://www.koha.net/arberi/ymeri-ishte-skeme-e-planifikuar-qe-kosova-te-varej-nga-importi)

[Arbëri.]() [Rizvanolli: Kosova i ka dukshëm tarifat më të lira se vendet e rajonit](https://www.koha.net/arberi/rizvanolli-kosova-i-ka-dukshem-tarifat-me-te-lira-se-vendet-e-rajonit)

[Arbëri.]() [Mustafa pyet Qeverinë: Çfarë është bërë ndër vite për ta rregulluar problemin me energji?](https://www.koha.net/arberi/mustafa-pyet-qeverine-cfare-eshte-bere-nder-vite-per-ta-rregulluar-problemin-me-energji)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trumpi e quan “qesharake” zgjedhjen e Bad Bunnyt për performancën në “Super Bowl”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/trump-e-quan-plotesisht-qesharake-zgjedhjen-e-bad-bunnyt-per-performancen-ne-super-bowl","datePublished":"2025-10-08T15:20:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T07:00:09+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":556,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë kritiku më i ri konservator që e kundërshton zgjedhjen e këngëtarit portorikan Bad Bunny si artistin që do të perf","url":"https://www.koha.net/showbiz/trump-e-quan-plotesisht-qesharake-zgjedhjen-e-bad-bunnyt-per-performancen-ne-super-bowl","keywords":"Donalrd Trump dhe Bad Bunny, donlrd trump, Bad Bunny, super bowl, super bowl halftime show","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/08/77ce0ab2-3a08-4e8c-a9ec-f68ad6ccbfa9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
