Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Todos los artistas invitados se retiran de la gira de Ed Sheeran tras la salida de Macklemore.

Ed Sheeran

Foto: Prensa asociada

Të gjithë artistët e tjerë që do të shoqëronin Ed Sheeran-in në turneun e tij në SHBA janë tërhequr, pasi reperi Macklemore u përjashtua nga programi për shkak të komenteve pro-palestineze që bëri në skenë.

Mes tyre ishte Finneas, vëllai i yllit të muzikës pop Billie Eilish, i cili deklaroi: "Artistët nuk duhet të heshtën kur ngrenë zërin për të shtypurit."

Këngëtari dhe kompozitori irlandez Aaron Rowe dhe grupi danez Lukas Graham gjithashtu njoftuan largimin e tyre. Grupi irlandez i muzikës folk "Beoga", që performon çdo natë në skenë me Sheeran-in, gjithashtu u tërhoq.

Këto njoftime erdhën disa orë pasi Sheeran deklaroi se nuk do të përfshihej në një debat publik lidhur me Gazën dhe theksoi se nuk ishte ai përgjegjës për largimin e Macklemore-it nga turneu.

“Largimi i Macklemore-it nga turneu ishte vendim i organizatorit, jo i imi”, ka thënë Sheeran në Instagram.

“Nuk do t'i zhgënjeja kurrë fansat që kishin bërë plane, e as nuk do t'i braktisja anëtarët e ekipit të turneut, artistët e tjerë mbështetës dhe muzikantët që varen nga unë për punë dhe për të siguruar jetesën”.

Sheeran pritet të performojë të shtunën në stadiumin “Lincoln Financial Field” në Filadelfia. Faqja e internetit e turneut të tij “Loop” nuk është përditësuar dhe emrat e Graham-it dhe Rowe-it figurojnë ende si të ftuar specialë.