Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Susan Sarandon habla del "castigo" profesional tras sus posturas a favor de Palestina.

Susan Sarandon

Susan Sarandon

Foto: Prensa asociada

Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Susan Sarandon, ka deklaruar se vazhdon të humbasë role në filma për shkak të qëndrimit të saj publik në mbështetje të palestinezëve, ka shkruar The Guardian.

Duke folur në Festivalin e Filmit në Venecia, ku po prezanton filmin e saj të ri “The Echo Chamber”, 79-vjeçarja ka thënë se një pjesë e industrisë së filmit ende e shmang për shkak të aktivizmit të saj.

“Kohët e fundit kam humbur sërish role, sepse disa agjenci po u thonë njerëzve që të mos më punësojnë. Por kjo është mënyra se si funksionon pushteti. Ndër njerëzit, sidomos në nivel ndërkombëtar, ndihem e mirëpritur”, ka thënë ajo.

Sarandon ka thënë se mendimi publik për konfliktin Izrael-Palestinë ka ndryshuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza në vitin 2023.

“Mendoj se narrativa ka ndryshuar plotësisht sa i përket rëndësisë historike të Palestinës dhe lidhjeve të sionizmit me Amerikën dhe politikën tonë. Për shumë njerëz ka qenë një zbulim i madh të kuptojnë se sa shumë para i jep SHBA-ja Izraelit”, ka thënë ajo.

Aktorja ka thënë se pasojat profesionale janë të forta sidomos kur bëhet fjalë për studiot e mëdha.

“Nëse bëhet fjalë për një studio të madhe, mendoj se nuk është vetëm me mua. Edhe njerëz të tjerë janë paralajmëruar se është e pamundur të punësohen për shkak të qëndrimeve të tyre”, ka thënë ajo.

Sarandon u shkëput nga agjencia e saj e vjetër e talenteve, UTA, në vitin 2023, pas disa deklaratave që bëri në tubime pro-palestineze.

Pavarësisht kësaj, aktorja ka thënë se ndihet e mbështetur nga njerëzit që ndajnë të njëjtat bindje.

“Kam gjetur familjen time, kam gjetur njerëzit e mi dhe jam në rregull”, ka thënë ajo.

Sarandon po merr pjesë në garën për “Luanin e Artë” në Venecia me “The Echo Chamber”, ku luan një këngëtare në moshë të thyer që punëson një producent muzike në rikuperim nga varësia ndaj drogës, për të realizuar rikthimin e saj në skenë.