Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

"Silencio" anuncia el primer álbum nuevo de U2 en nueve años.

La banda U2

Rok-grupi ikonik “U2” ka publikuar këngën e re, “Silencio”, e cila është pjesë e albumit të ardhshëm të grupit - i gjashtëmbëdhjeti me radhë i incizuar në studio – me titull “Carnaval De Luz”.

Studioja incizuese “Island Records” njoftoi publikimin e “Carnaval De Luz”, albumi i parë i bendit me materiale të reja pas nëntë vjetësh. Lajmi erdhi bashkë me këngën e re “Silencio”, e cila është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore dhe shoqërohet edhe me një videoklip.

Në javën që shënon 50-vjetorin e momentit kur Larry Mullen Jr. vendosi një shënim të shkruar me dorë në tabelën e njoftimeve të shkollës “Mount Temple Comprehensive”, në pjesën veriore të Dublinit, ku shkruhej “Bateristi kërkon muzikantë për të formuar një grup” – vjen një album që dëshmon se Bono, The Edge, Adam Clayton dhe Larry Mullen Jr. vazhdojnë të eksplorojnë dimensione dhe mundësi të reja brenda procesit të tyre krijues.

I incizuar në vende të ndryshme dhe i prodhuar nga Jacknife Lee, “Carnaval De Luz” përmban 12 këngë që eksplorojnë tema si spiritualiteti, miqësia, liria dhe qëndrueshmëria përballë forcave të errëta që afrohen gjithnjë e më shumë.

Nga pikëpamja e tingullit, albumi sjell jehonat e punëve më eksperimentale të grupit, të ndërthurura me një qasje më të strukturuar në shkrimin e këngëve, si në “The Greatest Show On Earth”, “Glorify”, “Midnight Sunshine”, dhe “Silencio”.

“Carnaval De Luz” do të publikohet më 13 nëntor dhe do të përfshijë bashkëpunime me artisten e famshme latine Rosalía dhe yllin e ndjerë të muzikës country, Dolly Parton.